Site icon Telegrafi

Katër raste të dhunës në familje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raport ka njoftuar për katër raste të dhunës në ditët e fundit, por që janë paraqitur në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Shtime e Dragash.

Podujevë, 19.03.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 25.03.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shtime, 25.03.2022 – 10:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Dragash, 25.03.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version