Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Në Lipjan është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
“Lipjan 03.02.2020 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Egjiptiane. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti tjetër është shënuar në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi ka rrahur gruan.
“·Prishtinë 01.11.2019 – NN. Me 03.02.2020 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në raport.
Po ashtu rast i dhunës në familje është shënuar edhe në Kaçanik dhe Prizren.
“Kaçanik 03.02.2020-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër K/Shqiptare-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa, në rastin e dhunës në Prizren viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 18.01.2020 – 20:30. Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet më tej e ditur. /Telegrafi/