Policia e Kosovës për 24 orë ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje.
Siç thuhet në raport, rastet e dhunës kanë ndodhur në Gllogoc, Graçanicë, Gjilan dhe Gjakovë.
Gllogoc 11.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Graqanicë 12.05.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 12.05.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 11.05.2022 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/