Site icon Telegrafi

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë, në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Gjilan, Prizren, Gjakovë e Mitrovicë.

Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës në familje:

Gjilan, 13.06.2021-09:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka kanosur verbalisht nënën e tij viktimë femër K kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

Prizren, 23.06.2021-08:00. Dy viktimat një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari  mashkull kosovar i kishte kanosur në vazhdimësi  me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë.  Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Gjakovë, 22.06.2021-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësore dhe e njëjta është strehuar dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Mitrovicë, 23.06.2021-04:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tije viktima femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version