Policia e Kosovës bën të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë raportuar në Podujevë, Graçanicë, Gjilan dhe Ferizaj.
Podujevë, 13.08.2021-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Graçanicë 13.08.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjilan 12.08.2021-21:53. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht tri viktima, një mashkull dhe dy femra kosovar-e (të gjithë familjar). Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Ferizaj, 14.08.2021-00:47. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj familjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/