Policia e Kosovës bën të ditur se në24 orët e fundit në Polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Ferizaj dhe Gjakovë.
Prishtinë, 29.11.2021 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale-familjare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Podujevë, 29.11.2021 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së pronës, ka kanosur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj, 29.11.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 29.11.2021 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare (me probleme mendore). Me vendim të prokurorit, e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/