Site icon Telegrafi

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan e Drenas.

Prishtinë,  31.08.2021 – 04:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar babain e tij dhe motrën e tij të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 30.08.2021 – 22:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drenas, 31.08.2021 – 13:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka goditur fizikisht. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 31.08.2021-21:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare dhe se viktima ndihet e rrezikuar dhe kërkon urdhër mbrojtës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Është njoftuar zyrtari kujdestar nga QPS-ja dhe njësia për mbrojtjen e viktimave. /Telegrafi/

Exit mobile version