Site icon Telegrafi

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Rastet janë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Prizren.

Sipas raportit të policisë, një person është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Prishtinë 06.02.2021, 15:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë t rregullt.

Fushë Kosovë 04.02.2021, 22:00 – Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ferizaj 06.02.2021, 21:30 – Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 06.02.2021, 18:38 – Është shoqëruar në stacionin policor, i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të birin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version