Policia përmes raportit 24 orësh bënë të ditur, se në territorin e Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 4 raste të dhunës në familje. Vendet ku janë raportuar këto raste të dhunës janë në qytetin e Podujevës, në Gllogoc të Deçanit dhe dy raste në Prishtinë.
Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje:
Podujevë, 04.12.2021-23:02. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishin rrahur fizikisht në mes veti dy të dyshuarit vëllezër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Gllogoc, 04.12.2021-23:32. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak se ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj kishin pësuar lëndime trupore. Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 04.12.2021-23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, babai i saj i dyshuari kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 05.12.2021-14:00. Dy viktima, një mashkull dhe një femër kanë raportuar se ishin fyer dhe kërcënuar nga i dyshuari kosovari cili kishte qenë nën ndikim te narkotikëve. Është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/