Tashmë janë zbuluar disa detaje nga spektakli i famshëm, Big Brother VIP Albania.
Derisa është konfirmuar se edicioni i radhës do të nisë në janar, megjithëse një datë e saktë akoma nuk është publikuar.
Pavarësisht kësaj, kanë qarkulluar disa emra potencialë që mund të jenë pjesë e BBVA 3.
Sipas revistës Class, katër personazhet që do të hyjnë janë: Arbër Çepani, Ledian Agalliaj, Zamira Kita dhe Adelina Tahiri.
Arbëri vlen të ceket se ka qenë fitues i Big Brother Albania 1, ndonëse njihet tani edhe si moderator e sipërmarrës.
Lediani është njëri nga valltarët më të njohur në Shqipëri, Zamira shquhet si aktore, teksa Adelina është pjesë e tregut muzikor shqiptar prej shumë vitesh.
Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të jenë këta disa nga emrat apo edhe nëse një gjë e tillë do të konfirmohet nga vetë ata. /Telegrafi/