Policia ka treguar detaje të tjera të zbuluara pasi katër persona u gjetën të vrarë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës.
Një burrë në të 20-at është arrestuar me dyshimin për vrasje pas “incidentit thellësisht tronditës” në Bermondsey, tha Policia Metropolitane, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Tri gra – të moshës 60, 40 dhe 30 vjeçe – dhe një burrë rreth të 60-ave u gjetën të vdekur pas një raportimi për një konflikti në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të katër personat, të cilët u gjetën brenda në pronë, u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Personi i arrestuar me dyshimin për vrasje u dërgua në një stacion policie në jug të Londrës, ku mbetet në paraburgim.
Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin.
Komandanti i Policisë, Colin Wingrove tha se fqinjët kishin kontaktuar policinë dhe oficerët kishin hyrë me forcë në shtëpinë në Delaford Road.
Ai tha: “Brenda shtëpisë ata bënë një zbulim të tmerrshëm të katër personave që ishin therur me thikë”. /Telegrafi/