Një person i armatosur dhe tre pengje u gjetën të vdekur të premten mbrëma në një shtëpi të veteranëve të Kalifornisë Veriore, duke përfunduar një situatë pengmarrjeje që zgjati rreth tetë orë.
Siç raportojnë mediat e huaja, se autori, një ish-ushtarak kishte hyrë në qendrën për veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan, ndërsa kishte marrë peng tre punonjëse që gjendeshin aty, ku ai ishte trajtuar pas stresit post-traumatik të luftës.
Pas 8 orësh tentativash me policinë, autori Albert Wong (36) vrau 3 punonjëset, ndërsa u gjet edhe vet i vdekur.
“Daily Mail” shkruan se deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe motivet e krimit.