Site icon Telegrafi

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Varosh – Gerlicë të Ferizajt

Katër persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Varosh- Gerlicë të Ferizajt, ku janë përfshirë dy automjete.

Rastin e konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej të lënduarve, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë”,ka thënë Veseli.

Sipas tij, njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version