Telegrafi

Katër persona të lënduar në aksidentin te konviktet në Prishtinë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në aksidentin e komunikacionit,  i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në afërsi të konvikteve, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident ishin të përfshira dy vetura, një furgon dhe një veturë “Mercedes”.

Lexo po ashtu Aksident komunikacioni te konviktet në Prishtinë (Foto)

“Rreth orës 7:00 të mëngjesit kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në afërsi të konvikteve. Në aksident janë përfshirë dy vetura, një furgon dhe një ‘Mercedes’. Katër persona të lënduar janë dërguar në trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/