Site icon Telegrafi

Katër persona të lënduar në aksidente komunikacioni në rajonin e Tetovës

Katër persona të lënduar, njëri më rëndë dhe dëm material prej 110 mijë denarë, janë pasojat e tre aksidenteve që për shkak të shpejtësisë së pakontrolluar kanë ndodhur natën e kaluar në Tetovë, ka njoftuar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Më rëndë e ka pësuar S.F (75) nga Tetova e cila derisa ka ecur në këmbë në rrugën “Lubotenska” rreth orës 17 e 25 është goditur nga vetura me targa të Tetovës nga ana e R.A (22) poashtu nga Tetova.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pasi S.S.(30) nga fshati Jançisht ka humbur kontroll mbi veturën “BMW” me targa të Tetovës dhe ka ka goditur shtyllën e betonit dhe drunj. Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 4 e 15 minuta në fshatin Zhillçë. Më pas vozitësi S.S. dhe personi tjetër në veturë D.S.(20) janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version