Telegrafi

Katër persona sulmojnë zyrtarin policor në Gjilan

Foto: Ilustrim

Katër persona, një femër dhe tre meshkuj për shkak të një mosmarrëveshje gjatë intervenimit policorë kanë kanosur si dhe sulmuar zyrtarin në kryerjen e detyrave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:06, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Për shkak të një mosmarrëveshje gjatë intervenimit policor janë arrestuar katër të dyshuar, një femër dhe tre meshkuj kosovarë, të cilët kanë kryer veprat e cekura më lart. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/