Katër persona janë dërguar në spital pasi një autobus shkollor me dhjetëra fëmijë u përmbys në County Down.
Shërbimi i Ambulancës së Irlandës së Veriut (NIAS) tha se 43 nxënës dhe një shofer ishin në bord kur ndodhi përplasja, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Përveç atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor, pjesa tjetër “janë në proces vlerësimi në vendngjarje”, tha NIAS.
🔴🔵🟡 SCHOOL BUS TURNS OVER IN IRELAND 🇮🇪
A major incident was declared after a school bus carrying up to 70 passengers collided and overturned in County Down, Northern Ireland.
Emergency services, including a specialist rescue team, are on the scene, with diversions in… pic.twitter.com/A47V8Zb2Rw
— SVS NEWS AGENCY (@svsnewsagency) October 7, 2024
Dylan Lee, 12 vjeç, një nxënës në Kolegjin Strangford Integrated, përshkroi atë që ndodhi.
“Autobusi goditi një shtyllë dhe filloi të ngecte dhe zbriti nga kjo kodër”, tha ai.
“… Mbylla sytë dhe më pas i hapa dhe isha në ‘dysheme’. Gjëja e parë që bëra kur u ngrita ishte të telefonoja nënën time”.
🚨🗣School bus crash: “I closed my eyes then opened them, and I was on the floor.”
🎤Chief Reporter @jamesgould23 is at the scene of the bus crash in County Down near Carrowdore.
❗️It had 43 school children on it, as well as the driver with four needing hospital treatment.… pic.twitter.com/QnNjhB36Kg
— Cool FM News (@newsoncool) October 7, 2024
Dylan tha se një burrë me një çekiç theu xhamat në mënyrë që fëmijët të mund të shpëtonin.
Ndërsa nëna e tij Stacey Lee tha: “Unë mund ta dëgjoja atë duke bërtitur se ai ishte përplasur dhe mund të dëgjoja të gjithë fëmijët në sfond duke bërtitur. Ishte e tmerrshme”. /Telegrafi/