Site icon Telegrafi

Katër persona ishin plagosur nga të shtënat në Londër, në mesin e tyre edhe një dyvjeçar – policia publikon pamjet e sulmuesit që largohet me motoçikletë

Katër persona janë plagosur gjatë të shtënave që kanë ndodhur në korrik në Londër, ku në mesin e të lënduarve ishte edhe një djalë dyvjeçar.

Gjyshja e vogëlushit kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e sulmuesit, kurse policia britanike ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë.

Ata madje kanë ofruar një shumë të caktuar të hollave, si shpërblim për këdo që ka informacione që do të ndihmonte  në kapjen e sulmuesve, transmeton Telegrafi.

Nga këto të shtëna ishin plagosur edhe dy burra si dhe nëna e vogëlushit të lënduar. Ajo po qëndronte me të birin në veturë në momentin kur sulmuesi hapi zjarr.

Së bashku me ta ishin edhe dy fëmijë në veturë, por për fat të mirë ata nuk janë plagosur në këtë incident. Sulmuesit e maskuar kishin shkrepur tetë plumba mbi viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Djaloshi i lënduar mrekullisht i ka mbijetuar sulmit, kurse plumbi nuk ia kishte prekur arterien kryesore për një milimetër.

Familja e djaloshit dhe policia nuk kanë kurrfarë gjurmë që do të qonin në kapjen e autorëve të sulmit, për këtë kanë kërkuar ndihmë duke publikuar pamjet e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version