Telegrafi

Katër persona humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në Gjeorgjia, SHBA

Një aeroplan me një motor u rrëzua dhe mori flakë të premten gjatë ngritjes në një aeroport në verilindje të Atlantës, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Si rrjedhojë e këtij incidenti katër persona humbën jetën që gjendeshin në bordin e aeroplanit, bazuar në deklaratën e Jaeson Daniels nga Shpëtimi i Zjarrit në Qarkun DeKalb.

Avioni po ngrihej nga Aeroporti DeKalb-Peachtree në Chamblee, Gjeorgjia të SHBA-së, gjatë pasdites, bazuar një njoftimin e autoriteteve, kur u rrëzua më pas.

Daniels tha se kishte zjarr aktiv kur mbërritën zjarrfikësit dhe ndërkohë punuan për të shuar flakët.

Shkaqet e këtij rrëzimi do të hetohen nga autoritetet. /Telegrafi/