Site icon Telegrafi

Katër persona dyshohet se kanë dhunuar një 20-vjeçare në Prishtinë – dy prej tyre arrestohen nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit.

Siç bëhet e ditur, rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një femër e lindur në vitin 2001, është dhunuar nga katër persona të dyshuar.

“Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version