Modelja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Angli, Arbenita Ismajli, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në faqet rozë.
Bukuroshja, e cila për pak kohë ka arritur të grumbullojë 534 mijë ndjekës, nuk heziton të ndajë me publikun imazhe e video të ndryshme.
Kësaj radhe, ajo ka sjell disa fotografi atraktive në një triko të bardhë teksa ka rrëmbyer vëmendje me dekoltenë e hapur.
E dashura e reperit Fero për këtë kombinim ka zgjedhur një palë xhinse dhe një rrip ngjyrë ari.
Ndërkohë, flokët e kapura kaçurrele dhe grimi i veçantë e kanë bërë të duket edhe më joshëse.
Komplimentet krahas imazheve nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Krahas karrierës prej modeleje, Arbenita këtë periudhë e ka shijuar mjaft shumë edhe me partnerin e saj, Feron. /Telegrafi/