Pranvera është gjithmonë një kohë kur ne injektojmë ca ngjyra përsëri në veshje, pasi kam kaluar muaj të veshur me të zeza, kaltër e errët dhe kafe.
Në këtë pikë, ato ngjyra po ndjehen pak të tepërta dhe ne jemi duke u tërhequr drejt hijeve më të gjalla.
Një temë gjithëpërfshirëse për sezonin është dëshira për ta kthyer gëzimin përsëri në modë, e cila rezultoi në një det me ngjyra të ndritshme. Hija e spikatur për këtë pranverë është sigurisht rozë, pasi pothuajse çdo koleksion përfshinte këtë ngjyrë.
Çuditërisht Zara mbajti shënim, dhe seksioni i ri në të është i mbushur me shumë thesare rozë të ndritshme nga bluzat e deri te xhinset. Sidoqoftë kjo nuk është ngjyra e vetme që marka po mbështet tani, pasi do të gjeni gjithashtu shumë ngjyra tjera të këndshme.
Më poshtë ua sjellim ngjyrat tjera që shihen në koleksionin e Zaras:
Të gjitha nuancat e gjelbra
Rozë e ndritshme
Portokalli
Bezhë
/Telegrafi/