Telegrafi

Katër ndeshje të zhvilluara në IPKO Superligë – ndryshon renditja, por Ballkani mbetet lider

Janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së 21-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Kryendeshja ishte në Suharekë, ku Ballkani e mposhti Dritën me rezultat 2-0.

Gjilani fitoi ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, ndërsa Llapi mori tri pikë ndaj Trepçës ‘89 në “Riza Lushta”.

Prishtina ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Ferizaj me rezultat 3-2.

Lider mbetet Ballkani që ka 44 pikë dhe si i vetëm e udhëheq Superligën.

Gjilani dhe Prishtina, ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 41 pikë dhe kanë edhe golaverazh të njëjtë (+19).

Drita ka rrëshqitur në pozitën e katërt pas humbjes me 40 pikë.

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.

/Telegrafi/