Derisa është duke vuajtur në Serie A, Juventusi po tregon një fytyrë tjetër në Ligën e Kampionëve. Zonjë e Vjetër e ka regjistruar edhe fitoren e katërt të fazës grupore, kundër Zenit St Petersburgut (4-2) dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales.
Zhvillohej minuta e 11-të e takimit, kur pas një harkimi nga këndi, topi shkoi te Paulo Dybala, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci gaboi në përpjekje për ta hequr topin duke shënuar me kokë në portën e gabuar (26’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Porse në gjysmën e dytë, Zonja e Vjetër e nëpërkëmbi ekipin kundërshtar. Fillimisht, Dybala e riktheu epërsinë nga pika e bardhë pas tentativës së dytë (58’).
Federico Chiesa ishte fantastik duke pranuar një top nga Federico Bernardeschi dhe duke e mposhtur portierin kundërshtar (74’).
Alvaro Morata e shënoi golin e shumëdëshiruar pas asistimit nga Dybala duke e thelluar akoma më shumë avantazhin.
Artem Dzyuba shënoi një tjetër gol për skuadrën ruse në minutat shtesë (90’+2), por vetëm sa për statistika.
Me këtë fitore, Juventusi është ngritur në kuotën e 12 pikëve, tri më shumë se Chelsea dhe nëntë më shumë se Zenit St Petersburgu që do të thotë se edhe matematikisht në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/LeFootballenV15/status/1455629191584571397
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1455632724480380932
هدف ديبالا 😍 #Dybala pic.twitter.com/kdMQ1seEz4
— البحواس 🇱🇾 (@albahwas) November 2, 2021
Goaaalll @federicochiesa #JuveZenit 3-1 #UCL #ForzaJuve pic.twitter.com/IYiLBIwOLI
— M. I 𝕏 B A L (@ikbalisme) November 2, 2021
Morata’s first goal since Sept. 19 – and you can see how heavily it had been weighing on him.
Nice to see the group rally around him in such a way.
Nobody’s ever said the squad isn’t united.
— Inconvenient Truth (@ITruth98) November 2, 2021