Me katër ndeshjet e sotme do të hapet xhiroja e shtatë e Ligës së Parë në futboll.
Takimi më interesant i ditës pritet të jetë ai i Grupit A mes Malishevës dhe Vëllaznimit.
Skuadra tjetër e madhe në këtë kategori garash, Liria, luan në udhëtim ndaj Drenasit.
Në anën tjetër, edhe Grupi B do të sjellë dy takime.
2 Korriku do të jetë nikoqir i Kikës së Hogoshtit në Prishtinë, derisa KEK-u pret në Kastriot Vllazninë e Pozhoranit.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë prej orës 14:00.
LIGA E PARË – SOT
GRUPI A
Malisheva – Vëllaznimi
Drenasi – Liria
GRUPI B
2 Korriku – Kika
KEK-u – Vllaznia. /Telegrafi/