Telegrafi

Katër ndeshje interesante në NBA: Houston u mposht nga Indiana, Los Angeles Clippers dominuan Denverin

Pamje nga ndeshja Indiana Pacers - Houston Rockets (Foto: Kim Klement-Pool/Getty Images)

Janë zhvilluar katër takimet e radhës në NBA, kur jemi duke shkuar drejt fundit të rregullt të sezonit.

Houston Rockets pësuan humbje nga Indiana Pacers me rezultat të ngushtë 108:104.

“Raketave” nuk iu ndihmoi forma e shkëlqyer e James Harden, i cili e mbylli takimin me 45 pikë, 17 kërcime dhe 9 asistime.

James Harden në aksion (Foto: Kim Klement-Pool/Getty Images)

Ndeshja shumë e fortë dhe rivalizuese ishte edhe ajo mes Oklahoma City Thunder dhe Miami Heat, që u mbyll me rezultat 116:115.

Trepikëshi i shënuar nga Mike Muscala, pesë sekonda para fundit i dha fitoren Oklahomas.

Fitoren e tretë radhazi e ka siguruar Toronto Raptors, që fitoi me rezultat 125:121 nda Philadephia 76ers.

Festa e Toronto Raptors (Foto: Ashley Landis-Pool/Getty Images)

Te kandarët ishin gjashtë lojtarë që shënuan dyshifror pikësh, por spikati Chriss Boucher me 19 pikë dhe 9 kërcime

Los Angeles Clippers dominuan Denver Nuggets duke e mposhtur me rezultat 124:111.

Kawhi Leonard (Foto: Kim Klement-Pool/Getty Images)

Në këtë sfidë spikatën Paul George e Kawhi Leonard respektivisht me 27 dhe 26 pikë. /Telegrafi/