Telegrafi

Katër muaj që nga nisja e Big Brother – shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Kanë kaluar katër muaj që nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ky edicioni nisi gjegjësisht më 13 janar të vitit 2024, i cili njëherësh pritet të përfundojë më 25 maj.

Banorët kanë festuar për këtë ditë, teksa në shtëpi pas mesnate janë ndezur edhe fishekzjarre.

Ata dëgjohen duke thënë: “Faleminderit, faleminderit”.

Deri më tani është zbuluar vetëm një finalist dhe ai është Romeo Veshaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Të martën pritet të zbulohet edhe finalisti i dytë që është mes Meriton Mjekiqit e Jul Dedës.

Banorët e fundit që u larguan nga shtëpia vlen të ceket se janë: Roza Lati dhe Erjola Doçi. /Telegrafi/