Barcelona nuk e ka nisur edhe mirë mbrojtjen e titullit, pasi janë shfaqur qysh në start probleme në skuadër.
Skuadrës katalunase po i mungojnë golat, me Robert Lewandowskin që nuk është në formën e edicionin të kaluar.
Sipas asaj që raporton AS, deri më tani janë shënjestruar katër lojtarët që po kalojnë nëpër një formë të dobët këtë sezon.
Sergi Roberto
Vështirë kush po e beson se ai është kapiteni i Barcelonës këtë sezon.
Të jesh i lojtari më i vjetër (nga vitet e kaluara në ekip) është një privilegj, po, por duhet të ketë më shumë për të mbështetur statusin e kapitenit – dhe forma e tij definitivisht nuk është ajo.
31-vjeçari , i cili luajti dy ndeshjet e fundit në krahun e djathtë, nuk u shfaq në mbrojtje apo sulm (madje edhe Marcos Alonso ishte më i dobishëm kundër Villarrealit). Ai me siguri do të humbasë së shpejti vendin e tij titullar nga Joao Cancelo.
Robert Lewandowski
Dy gola në katër ndeshje nuk janë me të vërtetë edhe aq keq, por ai duhet të kishte shënuar të paktën katër tashmë – nëse merret parasysh modeli për pritshmërinë në gola nga shanset
Xavi shpjegon se polaku është përpjekur të luajë një rol të ri që nënkupton se ai e prek topin më rrallë se sezonin e kaluar. Megjithatë, problemi më i madh është se ai nuk ndihet i sigurt para portës. Ai ka qenë një vrasës para Kupës së Botës dhe nuk ka qenë kurrë i njëjti që atëherë.
Alejandro Balde
Mbrojtja nuk është lidhja më e fortë e Balde, por ai ishte shumë i prirur ndaj gabimeve në dy ndeshjet e fundit.
19-vjeçari u përjashtua lehtësisht pranë zonës së Barcelonës disa herë pasi gabimet e tij për pak çuan në golat e kundërshtarëve.
Pas ndeshjes me Osasunan, Xavi vuri në dukje se mbrojtësi i majtë duhet të ishte përpjekur të mposhtte kundërshtarët e tij në duelet një-në-një më shpesh.
Raphinha
Po, pezullimi me dy ndeshje mund të ketë ndikuar në formën e brazilianit, por pritet shumë më tepër nga sulmuesi.
Ndaj Osasunas, 26-vjeçari hyri në lojë në fund të pjesës së dytë dhe pati disa raste për të bërë diferencën nga krahu i djathtë, por dështoi.
Ai dukej më keq se Lamine Yamal (i cili gjithashtu nuk pati një lojë të mirë) në këtë paraqitje të shkurtër. /Telegrafi/