Nën drejtimin e Arsene Wenger klubi i Arsenalit ka pasur shumë yje.
Thierry Henry, Ashley Cole, Kolo Toure, Cesc Fabregas dhe Robin van Persie, ishin ndër më të mirët, që bën karrierë edhe pasi u larguan nga Arsenali.
Në janar të vitit 2018 u largua Alexis Sanchez drejt Manchester United, por që nuk po arrin të gjendet mirë.
Sikurse Sanchez ndër vite u ka ndodhur lojtarëve të Arsenalit të mos arrijnë të tregojnë vetën .
#4. Alex Song
Ai aktualisht luan te Rubin Kazan në Rusi. Alex Song ishte bashkuar me Arsenalin në verën e viti 2005 dhe u largua në vitin 2012 drejt Barcelonës.
Te Barcelona dështoi pasi zhvilloi vetëm 29 ndeshje.
Pastaj u kthye te West Ham, për tu bashkuar pastajme Rubin Kazanin.
#3. Thomas Vermaelen
Ish mbrojtësi i Arsenalit u largua në vitin 2014 nga klubi drejt Barcelonës, por që asnjëherë nuk u bë lojtar i rëndësishëm.
Belgu madje kishte periudhë lëndimi prej 417 ditësh. Ishte edhe në huazim te Roma.
#2. Bacary Sagna
Ish lojtari i Arsenalit kaloi te Manchester City. Te Manchester City, ai luajti vetëm 16 ndeshje në sezonin e parë, ndërsa 86 ndeshje gjatë qëndrimit të tij.
Së fundmi ishte te Benevento, klubin që mori vetëm 21 pikë në 38 ndeshje.
#1. Samir Nasri
Nasri aktualisht është duke e vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh shkaku i dopingut.
Ai ishte lojtari i jashtëzakonshëm kur u bashkua me Arsenalin në vitin 2008 dhe në sezonin 2010/11, u fut në skuadrën më të mirë të vitit.
U largua drejt Manchester City, por që kur erdhi Guardiola u desh të largohet nga klubi.
Huazim te Sevilla dhe pastaj pjesë edhe e Antalyaspor. Klubi turk e ka liruar pasi ka dështuar totalisht. Edhe pse vetëm 30 vjeç aktualisht ai është pa ekip. /Telegrafi/