Telegrafi

Katër lojtarët e Manchester United që përfituan nga stërvitja speciale gjatë ndeshjeve ndërkombëtare

Janë katër lojtarë të Manchester United që kanë përfituar nga stërvitja që bënë në Carrington gjatë ndeshjeve ndërkombëtare që u zhvilluan.

Disa nga lojtarët e Djajve të Kuq mbetën në qendrën stërvitore, për të vazhduar me punën e tyre dhe që të jenë të gatshëm kur ligat të riktheheshin.

Trajneri i parë i stërvitjeve, Kieran McKenna ka thënë se janë deri në shtatë lojtarë që janë stërvitur intensivisht, derisa po zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare.

“Kryesisht po shikojmë një perspektivë individuale në javë si kjo”, ka thënë ai për ManUtd TV.

“Padyshim, ka qenë një orar mjaft i vrullshëm, ne kishim shumicën e madhe larg në detyrë ndërkombëtare, por ne përfunduam me gjashtë ose shtatë lojtarë këtu dhe ka qenë mirë. Ne jemi në gjendje t’i shikojmë ata për të parë se çfarë u nevojitet individualisht për t’i ndihmuar ata për pjesën tjetër të sezonit me të vërtetë”.

“Java e kaluar ishte një shans i mirë për ne që të punojmë individualisht në aspekte të lojës së tyre, teknike ose fizike, që ata mund t’i përmirësojnë dhe t’i theksojnë vërtet për t’i ndihmuar ata në fund të sezonit”, ka shtuar më tej McKenna.

Katër lojtarët e skuadrës së parë që përfituan nga kjo stërvitje ishin, Edinson Cavani, Alex Telles, Fred dhe Aaron Wan-Bissaka. /Telegrafi/