Site icon Telegrafi

Katër lojtarët e Barçës që mund të zëvendësojnë Araujon në krahun e djathtë pas lëndimit

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo ka pësuar një dëmtim të kofshës dhe kjo do ta mbajë jashtë fushës për një kohë, e cila mund të jetë së paku një muaj.

Araujo tashmë humbi një pjesë të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit, gjatë të cilit Barcelona pati vështirësi, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

Ata do të shpresojnë ta rikthejnë atë deri në fillimin e ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij sezoni, megjithëse nuk dihet në këtë fazë nëse do të jetë kështu.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez ka bërë gati zëvendësuesit e mundshëm të Araujos në krahun e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës.

Këtu janë katër lojtarët që mund të zëvendësojnë uruguaianin në krahun e djathtë, pasi transferimi i Joaoa Cancelos duket shumë i vështirë.

Lexo po ashtu Araujo premton se do të jetë “lider i lindur” për Barcelonën edhe nëse nuk i japin shiritin e kapitenit

Jules Kounde, Sergi Roberto, Sergino Dest dhe Alejandro Balde janë emrat që pritet ta zëvendësojnë Araujon.

Dest është mbrojtës tipik i krahut të djathtë, por edhe tre lojtarët tjerë kanë luajtur në të kaluarën në krahun e mbrojtjes.

Jules Kounde

Sergi Roberto

Sergino Dest

Alejandro Balde

/Telegrafi/

Exit mobile version