Site icon Telegrafi

Katër kullat 117 metërshe të një termocentrali në Britani shemben me shpërthim të kontrolluar, për pesë sekonda bëhen rrafsh me tokë

Ky është momenti kur katër kullat e një termocentrali në Stafforfshire të Britanisë së Madhe, demolohen nga një shpërthim i kontrolluar që zgjati vetëm pesë sekonda.

Kullat 117 metra të larta ishin ndërtuar në vitet e 50-ta. Por ato u shembën për pak sekonda, duke u krijuar një re e madhe pluhuri, transmeton Telegrafi.

Ky termocentral u siguronte energji elektrike miliona shtëpive, dhe ishte një prej më të mëdhave që janë shembur viteve të fundit.

Por shpërthimi i saj është transmetuar drejtpërdrejtë nga mediat britanike, si dhe mijëra tjerë e kishin vëzhguar këtë moment nga distanca. /Telegrafi/

Exit mobile version