Dita e sotme (e premte) duket të jetë një ditë vërtet e veçantë për katër këngëtarë të njohur të skenës sonë.
Kjo pasi në këtë ditë: Vesa Luma, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi dhe Renis Gjoka festojnë ditëlindjen.
Këngëtarja kosovare Vesa Luma festoi sot ditëlindjen e saj të 31-të, dhe me këtë rast ajo mori një dhuratë shumë speciale nga bashkëshorti i saj Big Basta, i cili nga Kieva bashkë me ekipin e RTSH-së në “Eurovision” dhe Linda Halimi, i uruan ditëlindjen përmes një videoje në Instagram.
Rovena Dilo mbushi sot 47 vjeç, ndërsa Renis Gjoka plot 30.
Këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila sot u bë 34 vjeçe, publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft e freskët, teksa shkruante se vitet po ecin shpejt, aq sa s’po e kupton fare plakjen.
Në një ditë të bukur pranverore si kjo, të katër këngëtarët duket se ia kanë kaluar si mos më miri sot. /Telegrafi/