Telegrafi

Katër kapitenët dhe Luis Suarez synojnë të qëndrojnë te Barcelona

Kapitenët e Barcelonës dhe sulmuesi Luis Suarez të gjithë duan të qëndrojnë në klub përtej verës dhe do të argumentojnë çështjen e tyre me trajnerin e ri Ronald Koeman.

Katër kapitenët e klubit janë Lionel Messi, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Sergi Roberto, dhe të gjithë përballen me të ardhmen e pasigurt në Camp Nou.

Megjithatë, sipas Cadena Ser, këta katër lojtar dhe Suarez dëshirojnë të flasin me trajnerin e ri të klubit Koeman për të bindur atë që të gjithë meritojnë vendin e tyre në skuadër sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Messi ende nuk është i bindur nga Barcelona, Interi dhe City në pritje

Messi, Suarez dhe Pique tani janë të gjithë në moshën 33 vjeçare ndërsa Busquets është vetëm një vit i ri dhe Sergi Roberto është më i riu me 28 vjeç.

E ardhmja e yllit argjentinas Messi ka mbizotëruar në lajmet për Barcelonën javëve të fundit dhe raportet e fundit sugjerojnë se ai tani duhet të  marrë një vendim mbi të ardhmen e tij te gjigantët katalunas.

Blaugranët janë të vendosur për ndryshime të mëdha përpara sezonit 2020-21, sidomos pas eliminimit të turpshëm në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu. /Telegrafi/