Conor McGregor njihet si ikonë e UFC-së, por në karrierën e tij ka humbur katër herë në MMA.
E fundit ajo ndaj Khabib Nurmagomedov që u konsideruar si më e forta në këtë kategori të arteve marciale.
Humbja e parë në MMA
Disa ditë para se të ndeshej me Khabib Nurmagomedov, doli në skenë video që Conor McGregor luftonte me Artemij Sitenkov.
Ai kishte humbur këtë meç në vitin 2008.
Dita kur Conor McGregor u rrah brenda 30 sekondave
‘The Notorious’ kishte vuajtur në një humbje të rëndë nga irlandezi Joseph Duffy në vitin 2010, ku u mposht brenda 30 sekondave.
https://www.youtube.com/watch?v=lkjwIZhT5hg
Humbja e parë në UFC… pas 15 fitoreve
Ai e kishte nisur mirë karrierën në UFC deri sa erdhi meçi me Nate Diaz. Amerikani e mposhti në raundin e dytë në Las Vegas.
Pesë muaj më pas irlandezi u hakmor duke e mposhtur Nate Diazin në një ndeshje që konsiderohet si më të fortat e UFC-së.
https://www.youtube.com/watch?v=bj9iiRuu-Cg
Humbja nga Khabib
Rusi e ka mposhtur në mënyrë spektakolare në raundin e katërt duke e bërë që ta dorëzojë lojën.
Ai vazhdon të ketë rekord perfekt.
Humbja BONUS: Debutimi në boks dhe humbja nga Mayweather
Boksieri amerikan Floyd Mayweather e fitoi ndeshjen në raundin e dhjetë me nokaut.
Por McGregor kishte fituar shumë para në këtë përballje. /Telegrafi/