Telegrafi

Katër hapa që duhet t’i ndërmerrni për ta parandaluar aromën e keqe të trupit

Nuk ka asgjë më të turpshme se era e keqe e trupit!

Ndonjëherë pavarësisht se bëni çmos për të mos mbajtur aromë të keqe, prapëseprapë përfundoni duke iu qëndruar tjerët larg!

Jo vetëm që e ul vetëbesimin tuaj, por gjithashtu i bënë personat përreth jush të ndihen jo rehat.

Por, fillimisht, mos u brengosni – kjo i ndodhë thuajse çdo personi! Megjithatë, si ta parandaloni dhe ta ndalni këtë fenomen?

Për këtë, duhet t’i bëni disa ndryshime në regjimin tuaj ditor, transmeton Telegrafi.

Këshillat për këto ndryshime i kanë dhënë ekspertët më të njohur, ndërsa ju mjafton t’i ndiqni dhe t’i aplikoni:

1. Vishni vetëm rroba të cilat thahen shpejt, ndërsa rekomandohet që për përdorim të përditshëm të vishni rroba të përbëra nga pambuku.

2. Përdorni antiperspirant e jo deodorant. Atë aplikojeni në mëngjes dhe pak para se të flini.

3. Fokusohuni në katër pjesët kryesore të trupit: në sqetulla, këmbë, skalp dhe ije. Mos harroni që këmbët duhet t’i pastroni çdo ditë, ndërsa edhe çorapet duhet t’i ndërroni çdo ditë.

4. Hiqni qimet e tepërta të trupit në mënyrë që të djersiteni më pak.

Lexo po ashtu Pesë aroma të këqija të trupit që nuk duhet të injorohen

Gjithashtu:

Pini sa më shumë ujë

Përderisa trupi i njeriut është i mbushur me toksine, konsumimi i sasisë së madhe të ujit përgjatë ditës ju ndihmon t’i shpërlani ato nga organizmi, dhe kështu e përmirësoni erën e trupit tuaj.

Pirja e ujit po ashtu ndihmon në tretje të shëndetshme, e bënë lëkurën më të pastër dhe të shëndoshë, e rrit nivelin e energjisë së trupit dhe ju ndihmon të humbni peshë.

Soda e bukës

Soda e bukës ka shumë funksione përfshirë këtu edhe uljen e erës së keqe të trupit. Duke qenë se është e mbushur me pH, soda e bukës mund ta ulë aciditetin tek bakteret që shkaktojnë erë dhe kështu djersiteni më pak. Më pak djersitje do të thotë më pak erë e keqe e trupit.

Një mënyrë e përdorimit të sodës së bukës për këtë qëllim është që ta përzieni atë me lëng të limonit, të cilin më pas e aplikoni nën sqetulla gjatë natës.

Hani më shumë fruta

Frutat përveç që janë të pasura me vitaminën C, ato përmbajnë sasi të lartë edhe të aciditetit. Konsumimi i tyre më i shpeshtë do ta ndryshojë pH e trupit tuaj, duke e bërë më të vështirë zhvillimin e baktereve.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër përmban antioksidantë dhe tanine të cilat ndihmojnë në reduktimin e erës së trupit. Antioksidantët ndihmojnë në largimin e toksineve nga trupi ndërsa taninet e ulin dukshëm sasinë e djersës. Kështu, konsumimi më i madh i çajit të gjelbër e mbanë nën kontroll erën e keqe të trupit.

Uthulla

Uthulla e bardhë ose ajo e mollës, e ndryshon nivelin e pH në lëkurën tuaj duke e bërë më të vështirë ngjitjen e baktereve që mbajnë erë. Thjeshtë përziejeni një lugë uthull me dy lugë ujë, dhe spërkateni atë nën sqetulla.

Mos harroni, larja e shpeshtë e trupit, veshja e rrobave nga pambuku që e lejon lëkurën të marrë frymë, mbajtja e trupit sa më pak të djersitur dhe përdorimi i deodorantëve të përshtatshëm, po ashtu ndihmojnë për ta maskuar erën e keqe të trupit. /Telegrafi/