Telegrafi

Katër gola të shënuar dhe një karton i kuq, Interi fiton ndaj Sampdorias

Sampdoria vs Inter (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Interi ka vazhduar me fitore edhe në javën e gjashtë në Serie A, derisa e ka mposhtur Sampdorian me rezultat 1-3.

Golin e parë për Nerazzurët e realizoi Stefano Seni në minutën e 22-të, ndërsa Alexis Sanchez e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë nga asistimi i italianit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej një goli të Interin, ndërsa në të dytën kiliani ishte tejet i pafat.

Sampdoria vs Inter (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Anësori kilian u ndëshkua fillimisht me kartonë të verdhë në minutën e 43-të, ndërsa me fillim të 45 minutëshit të dytë pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë për t’u larguar nga loja.

Sampdoria e shfrytëzoi këtë shpërqendrim të Interit, për ta ngushtuar epërsinë me anë të Jakub Janktos (55’) për 1-2.

Sampdoria vs Inter (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Por, Nerazzurët arritën të këndellën shpejtë dhe thelluan epërsinë me anë të Roberto Gagliardinit që realizoi në minutën e 61-të.

Pas javës së gjashtë, Interi vazhdon të jetë lider me 18 pikë, të ndjekur nga Juventusi me 16, ndërsa në xhiron e shtatë do të përballen pikërisht me Zonjën e Vjetër për pozitën e parë. /Telegrafi/