Site icon Telegrafi

Katër gola në ‘Da Luz’, Benfica dhe Ajaxi ndahen në paqe

Benfica dhe Ajax kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Holandezët edhe pse mysafirë, e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar të parët.

Ishte Dusan Tadic që hapi ndeshjen në minutën e 18-të pas një asistimi të Mazrauoit.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496581679388917762

Shifrat u barazuar në minutën e 26-të, kur Sebastien Haller qëlloi në portën e tij për 1-1.

Por sulmuesi shtatlartë Haller pas disa momentesh qëlloi portën e duhur për ta kthyer epërsinë e Ajaxit në 2-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496583816348987393

Alvarez ka mundur të shtojë epërsinë në minutën e 44-të, por nuk ishte i saktë.

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja palët, ku fillimisht Benfica rrezikoi me Darëin Nunez në minutën e 61-të.

Goli i barazimit për portugezët erdhi në minutën e 72-të, kur Roman Yaremchuk shënoi për 2-2.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496599662870122504

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe ndeshje kthyese pritet të vendos se kush do të kaloj tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version