Mesfushori polak, Grzegorz Krychowiak pritet të largohet nga Sevilla në fund të këtij stinori.
Krychowiak ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me skuadrën spanjolle dhe ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Mediat në Itali kanë raportuar se së fundmi në garë për yllin polak është futur edhe kampioni aktual italian Juventus.
26-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në verën e vitit 2019, ndërsa vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro.
Ndërkohë përpos Juventusit, Krychowiak po kërkohet edhe në Angli nga Arsenal, Manchester United dhe Manchester City. /Telegrafi/