Zbulimi i kampionatit francez këtë sezon mund të quhet Hatem Ben Arfa, sepse në moshën 29-vjeçare është kthyer në nivele spekotakolare, pas disa vitesh mbushur me probleme nga më të ndryshmet.
Mesfushori ka qenë gjithmonë i talentuar, por këtë sezon te Nice ka gjetur formën fizike, qetësinë dhe entuziazmin, duke bërë gjëra fantastike, si pak lojtarë në Ligën 1.
Për këtë arsye, në garë për të janë gati të vihen shumë klube, mbi të gjitha për faktin se çmimi i vendosur nga Nice nuk i kalon 15 milionë eurot për momentin.
Milani ka kohë që e vëzhgon mesfushorin, por tashmë është futur fuqishëm në garë edhe Borussia Dortmund, që e sheh një alternativë të shkëlqyer në rast se shet ndonjë nga yjet e repartit ofensiv, si Henrikh Mkhitaryan apo Marco Reus.
Ndërkaq, edhe Liverpooli e PSG-ja janë të interesuar, por ende nuk kanë nisur kontakte me Nicen.