Telegrafi

“Katër gishta për katër gola” – festa e Guardiolas me miq pas fitores ndaj Real Madridit ka shkaktuar bujë

Pep Guardiola ka festuar fitoren e Real Madridit (4-0) në rrethin e tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe fotoja është realizuar në një dhomë private në stadiumin Etihad.

Kjo foto ka tërhequr vëmendje, pasi që të gjithë burrat që ishin të pranishëm kishin ngritur katër gishta, në shenjë të katër golave të Man Cityt.

Pep shoqërohej nga Maniel Estiarte (ndihmësi kryesor), Pere Guardiola (vëllai i tij), Mauricio Macri (ish-presidenti argjentinas), Khaldoon al-Mubarak (president i Manchester City) dhe disa drejtues të tjerë të klubit.

“Kisha ndjesinë këto ditët e fundit se kishim një përzierje qetësie dhe qëllimi për të luajtur këto lloj ndeshjesh. E gjithë dhimbja që patëm vitin e kaluar ishte këtu dhe tani. Ishte shumë e vështirë se si humbëm”.

Lexo po ashtu Pep Guardiola arriti shifrën e 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve, thyen edhe rekord

“Ky ekip është kaq i përulur. Unë jam shumë krenar. Ata e marrin çdo garë seriozisht. Unë e urrej arrogancën në një farë mënyre, kur ti beson se je diçka që nuk je. Tani ata morën shpërblimin e tyre. Jeta të jep gjithmonë një mundësi tjetër”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

Man City do të luajë me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, që do të jetë finalja e tyre e dytë evropiane në tre vitet e fundit./Telegrafi/