Barcelona mori një rezultat shumë të vlefshëm ndaj Liverpoolit (3-0) nga ndeshja e gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve të mërkurën.
Ishte një rezultat ndoshta jo real për ata që dha fusha për 90 minuta.
Diferencën e bën golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Lionel Messi.
Megjithatë, ekzistojnë disa aspekte për t’i përmirësuar nga Ernesto Valverde, kur shikohet ndeshja, sidomos pjesa e dytë.
Liverpooli do ta pres në Anfield skuadrën e Barcelonës, ku djelmoshat e Jurgen Klopp, do të kërkojnë së paku të provojnë për një befasi.
Më poshtë i gjeni katër problemet e vërejtura nga MARCA në lojën e Barcelonës.
Posedimi
Barcelona pranoi shumë raste para porte nga Liverpooli, që nuk u pëlqye nga turma në Camp Nou dhe i lejoi kundërshtarët ta kenë topin në një pjesën të madhe të lojës.
“Ne nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushton pak”, ka thënë Messi pas ndeshjes.
Valverde dhe lojtarët e tij nuk mund të lejojnë që të tërhiqen në një ndeshje sikurse të jetë e Ligës Premier ku posedimi ndryshon nga njëra në në tjetrën, pasi kjo mund t’i konvenojë Liverpoolit.
Falja e topit
Valverde e zgjodhi Arturo Vidalin në vend të Arthur Melos në formacionin e fillestar dhe kjo është ndoshta aty ku vuajti Barcelona.
Ivan Rakitic mezi u përfshi në lëvizjet sulmuese.
Presioni i lartë i Liverpoolit shkaktoi këto gabime. Vidal i solli ekipit disa të mira, por Arthur do të zgjidhte më shumë probleme.
Duhet kujdes më shumë për Salahun
Mohamed Salah ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Barcelonës me lëvizjen e tij në të katër anët.
Clement Lenglet u përpoq të mbajë egjiptianin, por ai bëri pothuajse çfarë deshi edhe pse i mungoi goli.
Salah nuk arriti të përfitonte nga gabimet e mbrojtjes së Barcelonës në fund, kur e goditi edhe shtyllën nga një distancë e afërt. Katalunasit nuk mund të jetë aq me fat herën tjetër.
Tërheqja e vazhdueshme prapa
Liverpool e detyroi Barcelonën të kthehet në zonën e tyre të penalltisë në fillim të pjesës së dytë me lojën e tyre sulmuese.
Nikoqirët për disa minuta vetëm qëndruan duke e parë Liverpoolin.
Ishte goli i parë i Messit që e uli ritmin. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/