Aktorja Kristen Bell gjatë gjithë kohës duket shumë e re, ndërsa portali amerikan Womans Day ka zbuluar disa nga të fshehtat e saj, ndërsa janë katër rregulla të cilave iu përmbahet çdo ditë dhe nuk heq dorë asnjëherë nga to.
38-vjeçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, ka pranuar se i kushton shumë kohë kujdesit për vetveten.
Ushqimi
Ajo është vegjetariane, ndërsa nga viti i kaluar konsumon vetëm ushqime të freskëta.
“Është shumë e shëndetshme, por edhe i shërben planetit. Ndjehem për mrekulli prej se e kam ndërruar regjimin e ushqimit, kam energji që t’i ndjek obligimet e mia”, ka thënë ajo për revistën Shape duke sqaruar se menynë e saj ka vetëm perime, djathëra dhe vezë.
Kujdesi për lëkurën
Një prej prioriteteve të saj është kujdesi ndaj lëkurës.
“Asnjëherë nuk shtrihem në krevat me makijazh. Kurrë. Ashtu si i përgatis fëmijët e mi, ashtu e përgatis edhe veten për natën. Nuk ka ndonjë filozofi të veçantë. Ajo që duhet bërë, duhet bërë”, ka sqaruar aktorja.
Kristen tregon se rregullisht e përdor vajin e kokosit për kujdesin ndaj lëkurës, ndërsa pilingun për trupin e bën vet.
Meditimi
Kristen mediton secilën ditë dhe këtë e konsideron një rutinë të përditshme mendore.
Vazhdimisht është në lëvizje
Ajo është aktive edhe atëherë kur nuk shkon në palestër. I pëlqen ta vozisë biçikletën ose të vrapojë, ndërsa i pëlqejnë shumë aktivitetet në ajër të pastër. /Telegrafi/