Telegrafi

Katër formacionet e Arsenalit, Xhaka ‘llogaritet’ i pazëvendësueshëm (Foto)

Me një skuadër plotë lëndime, Arsene Wenger nuk po mundet të krijojë formacionin ideal të Arsenalit.

Disa prej lojtarëve startues – Hector Bellerin, Laurent Koscielny, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë futbollistët që trajneri francez po llogaritë shumë në shërbimet e tyre.

Por, fansat e Arsenalit presin shumë edhe prej mesfushorit shqiptar Granit Xhaka dhe Santi Cazorlas, transmeton Telegrafi.

Kjo dyshe pritet të jetë edhe truri i mesfushës së skuadrës së angleze drejt titullit në Ligën Premier, ndërsa më poshtë janë katër kombinime, ku Xhaka llogaritet si mesfushori kryesor i Gunners.

Kujtojmë se 23-vjeçari debutoi me humbje në Ligën Premier duke pësuar me rezultat 4-3 kundër Liverpoolit. /Telegrafi/