Site icon Telegrafi

Katër familje rrezikohen nga shembja e ndërtesës ku banojnë

Rasti i Prizrenit mund të ndodhë në Skenderaj, pasi që një ndërtesë e vjetër mbi 70 vjeçare në qendër të qytetit, në të cilën jetojnë katër familje, mund të shembet dhe t’i zërë banorët.

Kjo ndërtesë qëmoti është konstatuar se nuk është për banim, por familjet e vendosura aty, duke mos pasur nga të shkojnë, kanë mbetur të jetojnë me gjithë frikën e përhershme se mund të pësojnë tragjikisht, shkruan gazeta ‘Zëri’.

Fehmi Fazliu, një prej kryefamiljarëve të katër familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë, thotë se aktualisht vetëm ai dhe familja e tij ndodhen aty, sepse një ndërtues që ka ngritur një objekt të lartë banimi në afërsi, sipas tij, i ka larguar disa familje dhe u ka siguruar strehim, nga frika se gjatë ndërtimit të objektit të tij, ndërtesa mund të shembej.

Exit mobile version