Telegrafi

Katër dhoma në 23 metra katrorë: Ky apartament është i mahnitshëm!

Është i mahnitshëm, sepse organizimi i mirë i hapësirës mund të funksionojë

Minimalizmi është ai ndaj të cilit synon shoqëria bashkëkohore. Njerëzit të cilët nuk kalojnë kohën kot, vetes i bëjnë një hapësirë ekonomike.

Sot po ju prezantojmë një zgjidhje për rregullimin e hapësirës e cila na ka ngazëllyer, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, arkitektët kanë bërë zgjidhje ideale për pajisjen e studios në Sidnej.

Çdo gjë është “vendosur” në 23 metra katrorë – besoni ose jo!

Lexo po ashtu Në një banesë prej 24 metrash katrorë ka vendosur katër dhoma: Zgjidhja e këtij njeriu do t'ju ngazëllejë

Kur do të kishit hyrë në këtë garsonierë modeste do t’ju kishte dukur që është shumë më e madhe se sipërfaqja e sipërpërmendur – sepse në të është shfrytëzuar hapësira maksimalisht.

Zgjidhja perfekt për vendosje, muret ndarëse të bëra me perde të rënda, shtretërit e palosshëm krijuan të pamundurën – në vetëm një dhomë keni një dhomë pune, dhomë gjumi, dhomë ngrënieje dhe dhomë dite.

/Telegrafi/