Është i mahnitshëm, sepse organizimi i mirë i hapësirës mund të funksionojë
Minimalizmi është ai ndaj të cilit synon shoqëria bashkëkohore. Njerëzit të cilët nuk kalojnë kohën kot, vetes i bëjnë një hapësirë ekonomike.
Sot po ju prezantojmë një zgjidhje për rregullimin e hapësirës e cila na ka ngazëllyer, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, arkitektët kanë bërë zgjidhje ideale për pajisjen e studios në Sidnej.
Çdo gjë është “vendosur” në 23 metra katrorë – besoni ose jo!
Kur do të kishit hyrë në këtë garsonierë modeste do t’ju kishte dukur që është shumë më e madhe se sipërfaqja e sipërpërmendur – sepse në të është shfrytëzuar hapësira maksimalisht.
Zgjidhja perfekt për vendosje, muret ndarëse të bëra me perde të rënda, shtretërit e palosshëm krijuan të pamundurën – në vetëm një dhomë keni një dhomë pune, dhomë gjumi, dhomë ngrënieje dhe dhomë dite.
/Telegrafi/