Kate Upton konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të botës së modës.
Bukuroshja 25-vjeçare ka kohë që nuk e kemi parë në pasarelat botërore, por kjo nuk do të thotë se është vëmendjes së mediave rozë.
Biondina si duket ka vendosur që të joshë fansat përmes rrjeteve sociale duke publikuar një imazh tejet provokuese.
Upton si duket për ditën e të dashuruarve Shën Valentin ka sjell disa fotografi teksa në një prej tyre duket “topless” ndërsa gjoksin e mbulon me duar.
Në fakt, ajo ka pozuar në një kampanjë të veshjeve për notimit, të cilat priten të jenë trend i këtij viti.
Theksojmë se Kate është e martuar me lojtarin e bejsbollit, 34-vjeçarin Justin Verlander.
Ndryshe, nuk dihet nëse biondinën do ta shohim këtë vit në pasarela pos duke pozuar për revista të ndryshme. /Telegrafi/