Telegrafi

Kate Upton shfaqet duke bërë ushtrime në kushte shtëpie, ndërsa përdor vajzën e saj si peshë trupore

Ajo njihet për fizikun e saj marramendës.

Dhe Kate Upton vërtetoi se gjen mënyra të reja për të mbajtur në kontroll asetet e saj të famshme, ndërsa ndau të martën një video në Instagram, në të cilën ajo përdori vajzën e saj të dashur Genevieve, 18 muajshe, si peshë trupore.

Aktorja e “The Other Women”, 27-vjeçare, e cila ndan Genevieve me burrin e saj Justin Verlander, shtoi një përshkrim krahas fotos ku thotë: “Vajza ime e vogël është pesha e preferuar për ushtrime”.

Kate Upton (Foto: Instagram)

Kate ishte duke punuar mjaft shumë në kushte shtëpie, pasi ajo u shfaq duke ushtruar në dhomën e saj të ndenjes me ndihmën e vajzës së saj të lezetshme dhe me shumë pajisje përreth.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kate Upton

Duke shfaqur këmbët mahnitëse në pantallona të shkurtra, ylli amerikan dukej në formë të mahnitshme.

Kate Upton (Foto: Instagram)

Upton dhe Verlander u takuan në vitin 2012 gjatë filmimit të një reklame, gjersa gjetën një miqësi të vërtetë brenda njëri-tjetrit dhe u martuan pesë vjet më vonë.

Të njëjtit u martuan në 2017 dhe vetëm një vit më vonë mirëpritën fëmijën e tyre, vajzën Genevieve. /Telegrafi/