Ajo njihet për fizikun e saj marramendës.
Dhe Kate Upton vërtetoi se gjen mënyra të reja për të mbajtur në kontroll asetet e saj të famshme, ndërsa ndau të martën një video në Instagram, në të cilën ajo përdori vajzën e saj të dashur Genevieve, 18 muajshe, si peshë trupore.
Aktorja e “The Other Women”, 27-vjeçare, e cila ndan Genevieve me burrin e saj Justin Verlander, shtoi një përshkrim krahas fotos ku thotë: “Vajza ime e vogël është pesha e preferuar për ushtrime”.
Kate ishte duke punuar mjaft shumë në kushte shtëpie, pasi ajo u shfaq duke ushtruar në dhomën e saj të ndenjes me ndihmën e vajzës së saj të lezetshme dhe me shumë pajisje përreth.
Duke shfaqur këmbët mahnitëse në pantallona të shkurtra, ylli amerikan dukej në formë të mahnitshme.
Upton dhe Verlander u takuan në vitin 2012 gjatë filmimit të një reklame, gjersa gjetën një miqësi të vërtetë brenda njëri-tjetrit dhe u martuan pesë vjet më vonë.
Të njëjtit u martuan në 2017 dhe vetëm një vit më vonë mirëpritën fëmijën e tyre, vajzën Genevieve. /Telegrafi/